English

Jeremiç: Zgjedhjet në veri të Kosovës, sjellin stabilitet

Beograd, 1 Qershor, NOA – Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës do të sjellin stabilitet në rajonin e Ballkanit. Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.

Duke përshëndetur ecurinë e këtij procesi zgjedhor, Jeremiç u shpreh optimist në prag të takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologëve nga vendet e Ballkanit.

“Jam shumë i lumtur që zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me ligjin dhe kushtetutën dhe besoj se ato do ta stabilizojnë territorin, pavarësisht nga diferencat, që ekzistojnë në lidhje me statusin", tha Jeremiç.

Gjatë një vizite në Berlin, ai ka theksuar se rruga e Serbisë është drejt Bashkimit Evropian.

"Jam i lumtur që kemi gjetur një mënyrë për të qenë në Samitin e Sarajevës, pa kompromentuar pozicionet kushtetuese të asnjërit, e sidomos atë të Serbisë".

n.e/NOA

KOMENTE