English

Kapet i dënuari me 15 vite burg, trafikoi në vitin 2003 një vajzë drejt Anglisë

Durrës, 1 Qershor, NOA – Shtatë vjet më parë do të identifikohej për trafikimin e një femre drejt Anglisë dhe më pas do të dënohej me 15 vite burg, por vetëm ditën e sotme u mundësua kapja e tij nga forcat e policisë.

Fjala është për 41-vjeçarin Agim Kabashi, lindur në Kukës e banues në Durrës, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprën penale të trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim më shumë se një herë, në lidhje me të cilën rezultonte i dënuar me 15 vjet burg.

Lajmi konfirmohet nga burimet e policisë së Durrësit, të cilat konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se kapja e këtij personi u mundësua ditën e sotme në qytetin e Tiranës, në rrugën “Komuna e Parisit” pranë Kopshtit Botanik, duke përmbyllur kështu punën hetimore të bërë gjatë këtyre viteve mbi përcaktimin e vendndodhjes së këtij personi.

Sipas të dhënave, gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë, me vendim të datës 19.05.2008 ka përcaktuar ndaj tij masën e dënimit me 15 vjet burg dhe kjo pasi, në vitin 2003, në bashkëpunim edhe me Kreshnik Mazrekun, i dënuar me vendim të formës së prerë, janë kapur në flagrancë duke trafikuar në drejtim të Greqisë, me destinacion përfundimtar Anglinë, vajzën me inicialet F.K..

Që prej këtij viti e deri tani, ky person i është shmangur hetimit duke ndryshuar vazhdimisht vendndodhjen në shtete të ndryshme të Europës Perëndimore, së fundmi në Londër, për të udhëtuar më pas drejt Shqipërisë.

n.e/NOA

KOMENTE