Itali, 1 Qershor NOA - Që ekipi i Interit nuk heq dorë nga objektivat e saj është vërtetuar më së miri gjatë këtij sezoni. Tashmë objektivi kryesor i tyre është zëvendësuesi i Murinjos dhe në lidhje me këtë fakt, janë të shumtë emrat që janë përfolur për pankinën zikaltër.
Së fundmi sipas shtypi britanik drejtuesit e Interit janë hedhur në sulm për trajnerin holandez, Guss Hiddnik.
Me sa është bërë e ditur ka qenë një kontakt i parë midis tyre dhe këtë fakt e ka pohuar vetë menaxheri i trajnerit.
Ai gjithashtu ka theksuar se më parë duhet që për çdo lloj marrëveshjeje të mundshme, drejtuesit e klubit italian, duhet të kontaktojnë më parë me Federatën Turke të Futbollit, pasi aktualisht Hiddnik është nën kontratë pikërisht me përfaqësuesen e këtij vendi.
r.b/NOA