English

Kryeministri: Anëtarësimi në NATO, siguri për investitorët

Tiranë, 1 Qershor, NOA Update – “Shqipëria më shumë se çdo vend tjetër ka nevojë për investime të huaja dhe në këtë kontekst, anëtarësimi në NATO shënon një kthesë të rëndësishme dhe historike në besimin e investitorëve në vendin tonë”.

Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha lidhur me çështjen e investimeve të huaja gjatë konferencës së Bankës Botërore.

Sipas tij, potencialet e vendit janë shumë të mëdha në këtë aspekt, “ndaj ne kemi punuar me Bankën Botërore për të vendosur standardet më të mira dhe një klimë biznesi sa më të përshtatshme”.

“Nëse kthejmë kokën 20 vjet më parë, nuk ka asnjë vend në rajon që të ketë një progres kaq të madh, mjafton të përmendim që ka një 2-fishim të eksporteve “Made in Albania”, - u shpreh ajo.

Duke shtuar më tej se stabiliteti makroekonomik i vendit është një faktor dhe kusht tjetër madhor dhe themelor për një zhvillim të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

n.e/NOA

KOMENTE