English

Kryqi i Kuq, dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar për 1 Qershorin

Berat, 1 Qershor, NOA – Organizata humanitare e Kryqit i Kuq, me rastin e ditës së 1 Qershorit, ka shpërndarë dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuar në qytetin e Beratit.

Kështu, dega e Kryqit të Kuq në këtë rreth, është organizuar sot që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e kategorive dhe grup moshave të ndryshme.

Me fondet e kësaj dege, drejtuesit e Kryqit të Kuq shpërndanë dhurata për fëmijët e dy qendrave: “Lira” dhe qendrës “Unë jam si Ju”, qendra këto të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Fëmijëve u janë shpërndarë dhurata dhe ëmbëlsira, ndërkohë që kanë munguar aktivitetet e zhvilluara për këtë kategori.

n.e/NOA

KOMENTE