English

Letërsi - Rusi - Vdes Poeti I Njohur Rus Andrei Voznjesenski

MOSKË, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Poeti sovjetik dhe rus Andrei Voznjesenski, i cili cilësohej si "biri shpirtëror" i Boris Pasternakut, vdiq sot në Moskë në moshën 77-vjeçare, njoftoi sot kanali informativ rus, "Russie-24". "Poeti Andrei Voznjesenski vdiq pas një sëmundje të gjatë", njoftoi televizioni. Simbol i "gjeneratës së shkrirjes së akujve" të viteve 1960, i favorizuar nga drejtuesit e epokës së Nikita Hrushovit dhe që pasoi ''brezin e e realizmit sovjetik", Voznjesenski ishte shumë i kritikuar nga ky i fundit për "qëndrimin e tij antiparti" dhe "antisovjetik". I konsideruar si "biri shpirtëror" i Boris Pasternakut, i cili i ka shkruar vargjet e tij të para rreth vitit 1947, dhe i influencuar nga Vladimir Majakovski, Voznjesenski ishte një poet avanguardist i cili diti t'i përcillte idetë e tij rebele duke respektuar rregullat e lojës së paracaktuara nga regjimi i kohës. ''Autor i rreth 20 përmbledhjeve dhe i libretit të operas së parë sovjetike rok, Voznjesenski bëri të buronte fjala ruse nga burgu sovjetik", shprehej autori Viktor Erofejev, i cili citohej nga agjencia Ria-Novosti. "Poemat dhe proza e tij është një himn për lirinë, dashurinë, bujarinë dhe sinqeritetin", shkruante kryeministri, Vladimir Putin në telegramin e ngushëllimit të publikuar nga zyra e tij e shtypit./ /i.p/ a.jor.
KOMENTE