English

Lindje E Mesme - Flotilja - Gjashtë Italianë Mbahen Të Burgosur Në Izrael

ROMË, 1 qershor /ATSH-ANSA/ - Ministria e Jashtme italiane konfirmoi sot se "në bazë të informacioneve të fundit, gjashtë shtetas italianë mbahen të burgosur në Izrael". Prej tyre, dy kanë nënshtetësi të dyfishtë, italo-gjermane dhe italo-palestineze, theksuan burime nga Ministria e Jashtme. Aktivistët italianë, ashtu si shumë të tjerë, nuk pranuan të riatdhesoheshin nga policia izraelite, kështu që kjo e fundit i arrestoi dhe i mban të burgosur në pritje të një procesi gjyqësor që në fund mund të japë të njëjtën masë, pra riatdhesimin. Shtetasit italianë do të takohen sot nga një funksionar i Konsullatës italiane në Tel Aviv. /e.v/
KOMENTE