English

Lindje E Mesme - Flotilja - Një Tjetër Anije Drejt Gazës; Izraeli: Do Ta Ndalojmë

- Pazner: Por do të veprojmë në një tjetër mënyrë, dje ramë në kurth - ROMË, 1 qershor /ATSH-ANSA/ - Një tjetër anije e flotës së aktivistëve humanitarë është duke lundruar drejt Gazës, e konfirmoi sot Avi Pazner, zëdhënës i qeverisë izraelite, gjatë një interviste për CNRmedia, i cili theksoi se "anija do të ndalohet". "Është një anije tjetër, irlandeze, gjithmonë pjesë e 'Freedom Flottila' që synon të mbërrijë në Gaza. Do të ndalohet, ashtu siç u ndaluan të tjerat. Shpresoj pa dhunë dhe viktima", deklaroi Pazner. "Nuk do të lejojmë asnjë anije të mbërrijë në Gaza pa u ekzaminuar. Nuk mund të them se si do të veprojmë, duke parë se dje u përballëm me një kurth. Do të veprojmë ndryshe por me siguri nuk do të lejojmë kalimin e asnjë anije që mund të transportojë armë ose eksploziv për Hamasin", përfundoi Pazner. /e.v/
KOMENTE