Matura- Formulari A2 Gati Në Korrik
TIRANË, 1 Qershor/ATSH/.- Formulari A2 i Maturës Shtetërore do të shpërndahet në fillim të muajit të ardhshëm, menjëherë pas përfundimit të provimeve në muajin korrik, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Ky formular u shërben vetëm studentëve që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në 12 universitetet publike në vend.
Ai përmban të dhënat e nxënësve që kanë marrë provimet e detyruara, me notën mesatare dhe përzgjedhjen e degëve të shkollave të larta, ku dëshiron të studiojë dhe së bashku me të publikohet edhe udhëzuesi i formularit që përmban informacion praktik për mënyrën e plotësimit./e.gj/s.s./