Matura- Rreth 169 Maturantë Nuk Morën Pjesë Në Provim
TIRANE, 1 Qershor/ATSH/- Rreth 169 maturantë në kryeqytet nuk kanë marrë pjesë në provimin e parë të Maturës Shtetërore, i cili nisi sot paradite për 37 500 nxënës në të gjithë vendin, për shkak të rezultateve negative gjatë vitit shkollor, konfirmoi Drejtoria Arsimore në Tiranë.
Nga të dhënat, rezulton se mbi rreth 7 mijë maturantë në Tiranë po i nënshtrohen provimit të detyruar për lëndën e letërsisë.
Në Tiranë ky provim që nisi në orën 10.00, po zhvillohet në 27 mjedise, të shoqëruar nga 460 administratorë dhe 120 sekretues.
Provimi përmban 25 kërkesa, nga këto13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim. Njëra nga pyetjet me zhvillim është ese. Në total, për të marrë vlerësimin maksimal, maturanti duhet të mbledhë 50 pikë. Koha e përcaktuar në dispozicion të çdo nxënësit për të dhënë përgjigjet e sakta do të jetë vetëm 2 orë e 30 minuta./e.gj/