Sarajevë, 1 Qershor, NOA – Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta u nis sot për në Sarajevë, në kuadrin e takimit të Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në këtë qytet të Bosnjë-Hercegovinës.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet zyrtare të ministrisë së Punëve të Jashtme, sipas të cilave, “ky takim që zhvillohet në kuadër të 10-vjetorit të Samitit të Zagrebit, i cili pritet të bëjë një vlerësim të progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset e integrimit Evropian, si dhe të rikonfirmojë perspektivën e qartë evropiane të këtyre vendeve”.
Mësohet ndërkaq, se në këtë Samit do të jenë pjesëmarrës edhe personalitete të larta nga vendet e tjera të rajonit, mes tyre edhe ata të Kosovës, si ministri i Jashtëm i saj, Skënder Hyseni.
n.e/NOA