English

Ndryshoi dëshminë në gjykatë, arrestohet

Fushë Krujë, 1 Qershor, NOA – Ndryshe nga sa kishte deklaruar para oficerit të Policisë Gjyqësore, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij lidhur me një çështje penale, një person e ka ndryshuar atë në sallën e gjyqit.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në qytetin e Krujës, ndërsa autori i saj është Altin Musteqja, 33-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Luz të Fushë-Krujës.

Burimet policore bëjnë me dije për agjencinë e Lajmeve NOA se konkretisht bëhet fjalë për dëshminë e dhënë prej tij në seancën gjyqësore ku po shqyrtohej çështja penale nr.229 e vitit 2008 në ngarkim të të pandehurit me inicialet R.P.

Ato sqarojnë se Musteqja ka bërë deklarim të rremë para gjykatës duke ndryshuar thëniet e deklaruara në proces-verbalin e datës 17.11.2008.

Ndërkaq, materialet për veprën penale të “Deklarimit të rremë”, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Krujës.

n.e/NOAh

KOMENTE