Ballsh, 1 Qershor, NOA – Hap siparin pas dy ditësh, Festivali i IV Ndërkombëtar i Polifonisë, i njohur për promovimin e vlerave të polifonisë shqiptare.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga organizatorët e këtij evenimenti artistik, sipas të cilëve, ai do të zhvillohet gjatë datave 3-5 qershor, konkretisht nga Shoqata Kulturore Atdhetare "Bylispolifonia".
Bëhet me dije se ky eveniment do të organizohet në qytetin antik të Bylisit (Ballsh) dhe në të do të marrin pjesë 8 grupe polifonike shqiptare dhe 7 të huaja.
Festivali organizohet nën mbështetjen e ministrisë së Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, ndërsa për një performancë sa më profesionale, ai do të mbështetet edhe nga Bashkia e Fierit.
n.e/NOA