Laç, 1 Qershor 2010 NOA - Një kalimtare plagoset rëndë dhe 3 të tjerë nën plumba nga një përplasje me armë në Laç. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Laçit, raporton korrespodenti i agjencisë NOA.
Të plagosur janë kalimtarja Fitnet Osmani, Ded Koliqi, Paulin Prenga si dhe gruaja dhe djali i këtij të fundit.
Nga dëshmitë në vendngjarje, raportohet se sherri degjeneroi në përplasje me armë në rrugën e tregut të qytetit të Laçit, pak pasi dy gra ishin grindur mes tyre për çështje shitjesh.
Në orën 8 të mbrëmjes së sotme, pas sherrit mes dy grave kanë vazhduar të thellojnë konfliktin burrat e tyre, duke nxjerrë dhe armë zjarri, pistoleta.
Për pasojë mbeti e plagosur kalimtarja si dhe tre të tjerët. Që të katërt janë dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Policia e mbërritur në vendngjarje, tha se po heton rrethanat e krimit dhe ka vendosur të mbajë nën vëzhgim spitalor të plagosurit.
a.b/NOA