Nju Jork, 1 Qershor, NOA – Anëtarët e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara para një mbledhje të jashtëzakonshme që pritet të zhvillohet sot për incidentin e djeshëm në Lindjen e Mesme, kanë dënuar njëzëri sulmin e Izraelit kundër flotës humanitare për palestinezët.
Ndërkaq, ata i kanë kërkuar Izraelit që ta përfundojë bllokadën ndaj Rripit të Gazës.
15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit nxorën një deklaratë përkatëse përmes të cilës dënuan sulmin izraelit, nga i cili u vranë së paku 9 vetë.
Nga ana e tyre, Franca, Rusia dhe Kina, anëtarë të përhershëm të KS-së me të drejtë vetoje, kanë bërë thirrje për tërheqje të bllokadës dhe për hetime të pavarura.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë kërkuar në mënyrë specifike, që Izraeli ta ndalë bllokadën në Rripin e Gazës, por kanë theksuar, së paku, zbutjen e kësaj mase.
n.e/NOA