Okb - Flotilja - Mbledhje Urgjente Sot E Këshillit Të Të Drejtave Të Njeriut
GJENEVË, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut organizon një mbledhje urgjente sot pasdite për ndërhyrjen ushtarake izraelite kundër një flotiljeje propalestineze e ngarkuar me ndihma humanitare për Gazën, njoftoi zëdhënësi i saj.
"Këshilli do të zhvillojë një mbledhje urgjente për incidentin lidhur me flotiljen në Gaza nga ora 15:00 deri në orën 18:00 (13:00 deri në 16:00 GMT), shpjegoi zëdhënësja në një njoftim për shtypin.
Ky sesion i jashtëzakonshëm organizohet me kërkesën e Lidhjes Arabe dhe të Organizatës së Konferencës Islamike, OCI, shtoi ajo.
/I.Pu.