Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 1 Qershor/ATSH/- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar për ditën e sotme, e martë, 1 Qershor 2010
Gazeta "Koha Jonë"
RAMIZ ALIA TË PËRGJIGJET PËR MASAKRËN E TIVARIT
Akuza të forta të kreut të qeverisë ndaj ish- presidentit më të fundit komunist. Berisha kërkon që parlamenti të ndalet te masakra e Luftës së II-të Botërore, ku u vranë 4300 shqiptarë dhe Ramiz Alia të përgjigjet për krimin më mostruoz në Ballkan. Reagon ish-presidenti: Berisha bën sikur i di të gjitha.
Tituj të tjerë:
Nisin provimet e Maturës- Gjithçka duhet të dini
Dina : E ardhmja varet nga provimet
Rajmonda Bulku: Pse e refuzova medaljen para 15 vjetësh Gazeta " Shqip"
Gazeta Panorama
ZGJIDHJA E KRIZËS; PD - PS NEGOCIATA TË FSHEHTA NË BRUKSEL
Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri dhe shefi i kabinetit të Kryeministrit Berisha, Oerd Bylykbashi ndodhen prej dy ditësh në Bruksel duke negociuar nën arbitrimin e ekspertëve të BE për zgjidhjen e krizës politike. Afati dy javor i vendosur nga Bashkimi Evropian po skadon, ndërsa ende nuk është gjetur një zgjidhje për krizën. Shefi i delegacionit europarlamentar për Ballkanin, Kukan: Kriza të zgjidhet para samitit të Sarajevës.
Tituj të tjerë
Berisha paralajmëron me burg për genocide Ramiz Alinë; Genocid me masakrën e Tivarit
Dekretet e Topit për gjykatën e lartë, PD: Votimi i hapur
Arrestohen për korrupsion 5 policë rrugorë
Policia 3 milion lekë për të gjetur Bleonën 6 vjeçare
GRUPI I PD -së NDRYSHON RREGULLOREN
"Do hetohen kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese dhe të Lartë. Maxhoranca vendosi dje të "hetojë" në mënyrë të plotë dhe transparente kandidaturat e institucionëve kushtetuese, për të shoshitur çdo qëndrim, i cili i konsideron të përcipta seancat dëgjimore të organizuara nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve.
Tituj të tjerë
Europianizimi i Ballkanit dhe takimi i Sarajevës
Dy pleq vëllezër vrasin njëri- tjetrin për pronën
Vrasja e Fatmir Xhindit, gjendet pas një viti provat
Gazeta "Shqiptare"
ZONJAT E KOSOVËS, SI I NJOHËM BURRAT TANË GJATË KOHËS SË LUFTËS
Nezafete Sejdiu: Me Fatmirin u njoha me shkesi.
Sevdije Krasniqi : Jakupin e simpatizova kur e dënuan me 15 vite burg
Lumnije Thaçi : Hashimin e njoha gjatë luftës sonë, kur ai iku në Shqipëri
Anita Haradinaj : Unë gazetarja që rashë në dashuri kur intervistova Ramushin.
Gazeta "Shekulli"
BE: PA MARRËVESHJE NUK KA VIZA
Parlamenti Europian paralajmëron se nuk do të ketë liberalizim vizash, nëse nuk arrihet marrëveshja politike për hetimin e zgjedhjeve. Kukan: Opozita tregoi vullnet politik kur mbylli grevën. Tani radha e qeverisë.
Titujt të tjerë të kësaj gazete:
Korçë/ Pranga katër rrugorëve, merrnin ryshfet.
Shkodër/ Tragjedia, vëllezërit vrasi njëri-tjetrin.
Propozimi të rriten taksat për duhanin.
Gazeta "55"
VIZAT, ZGJEDHJET DHE REFORMAT AUTOSTRADAT E SUKSESIT TË SHQIPËRISË
Kryeministri Berisha klasifikon lëvizjen e lirë, përmbushjen e standardeve të zgjedhjeve dhe intesifikimin e reformave strukturore si autostradat e rëndësishme që po e afrojnë vendin tek statusi i marrjes së vendit kandidat për në BE.
Tituj të tjerë:
Ramiz Alia përkrahës i Edi Ramës, duhet të japë përgjigje për masakrën e "Tivarit"
Fratini: Objektivi i Evropës, zgjerimi i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perendimor
/m.sh/