English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

PRISHTINË, 1 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Express" Refuzojnë kredinë nga Banka Botërore - Kuvendi i Kosovës nuk ratifikoi kredinë dhe grantin 20 milionësh të Bankës Botërore për modernizimin e administratës publike dhe rregullimin e resorit të kadastrës. Për disa deputetë, kjo kredi nuk është e leverdisshme dhe si të tillë ata e refuzuan. Ratifikimin e pamundësuan disa vota kundër të AKR'së, LDD'së dhe AAK'së. Tituj të tjerë: Masat e EULEX-it Krimin e luftojmë vetë Ndarja, ide e rrezikshme Fitojnë nacionalistët - Zgjedhjet lokale në veri të Mitrovicës i kanë fituar dy parti nacionaliste, SNS e Tomislav Nikoliçit dhe DS e Vojislav Koshtunicës. Megjithatë, Qeveria Lokale pritet të krijohet nga partia e Boris Tadiçit dhe disa parti të tjera më të vogla "Zëri" Thaçi dshiron ta luftojë vetë korrupsionin - Opozita nuk beson se Kosova ka kapacitete të luftojë korrupsionin dhe fton EULEX-in të vazhdojë punën Tituj të tjerë: Reçaku ia feston ditëlindjen Walkerit Rishikimi i hartave, efekti domino Nesrin Lushta shkoi Hedhurina për të mbushur buxhetin - Qeveria shqyrton mundësinë për zhdoganimin e veturave të vjetra deri në 15 vjet Editoriali - Letër (ish?) shefit të SHIK-ut, Kadri Veselit "Tribuna shqiptare" 10 milionë euro për Qeverinë - Është miratuar kalimi i 10 milionë eurove, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës në buxhetin e Kosovës Tituj të tjerë: Tiranë - Rama tentoi ta humbë liberalizimin - Kryeministri Sali Berisha, akuzoi kreun socialist se me grevën tentoi të bllokojë procesin e liberalizimit të vizave. Prishtinë - Lushta jep dorëheqje - Nesrin Lushta ka dhënë dorëheqje të hënën nga posti i kryesueses së Komisionit Qendror Zgjedhor. Shkupi i shqiptarëve - "Në tri dekadat e ardhshme Shkupi do t'i takojë 50 për qind shqiptarëve", mendon demografi Asllan Selmani. Feith dhe Thaçi - "Bashkëpunojnë mirë" Konferenca e NATO-s - Përplasen rreth Kosovës Ndarja shumë e rrezikshme Dy vlerësime rreth Mitrovicës Qeveria i prin betejës kundër korrupsionit "Lajm" Segmenti i rrugës Fushë-Kosovë - Sllatinë, 20 muaj i papërfunduar - Rruga pa fund Tituj të tjerë: Ambasadori William Walker feston ditëlindjen e 75-të me banorët e Reçakut - Me familje nderon dëshmorët Opozita kritikon Qeverinë - Sovraniteti, parullë Kryeministri e riaktualizon "luftën" kundër korrupsionit - Udhëheqës i betejës Promovohet monografia "Të burgosurit politikë shqiptarë në Kosovë 1945-1990" - 666 shekuj, 72 vjet e 7 muaj burg Policia fillon zbatimin e planit të ri operativ me patrulla policore në këmbë - "Sherifët" e Kosovës "Bota Sot" EULEX-i më antishqiptar se UNMIK-u, vazhdon të zhdukë provat e krimit serb - Intervistë me z. Martinsen: UNMIK-u fshehu gjurmët e gjenocidit serb në Kosovë Tituj të tjerë: Sejdiu: Skicimi i hartave të reja në Ballkan - me pasoja shumë të rrezikshme Berisha: Ramiz Alia të përgjigjet për masakrën e Tivarit! Në korrik starton operatori i katërt i telefonisë mobile - PTK edhe në Shqipëri Kryeministri në krye të 'task forcës" kundër krimit të organizuar Qehaja: Ndërkombëtarët ta rikthejnë Veriun! - Rreziku i ndarjes së Kosovës, çka dëshmuan protestat? Superioriteti i superiorëve - Editoriali "Epoka e Re" Thaçi: Unë e nisa - E nisa dhe do ta përfundoj lufëtn kundër korrupsionit Tituj të tjerë: Sejdiu: Skicimi i hartave të reja në Ballkan, i rrezikshëm për tërë rajonin OVLUÇK ndihet e tradhtuar Në korrik starton operatori i katërt në Shqipëri - Çmime të lira si në Kosovë Votat e opozitës rrezikojnë kredinë prej 13 milionë eurosh "Koha Ditore" Ekzekutivi kosovar vonohet në zbatimin e strategjisë për veriun - Qeveria s'po i kryen obligimet nga strategjia - Qeveria e Kosovës ende nuk e ka ndarë fondin prej katër milionë eurosh që do të përdoret për zbatimin e strategjisë për veriun, e as nuk i ka formuar organet punuese për këtë strategji. Me gjithë vonesat, ekzekutivi kosovar nuk pranon se ka hequr dorë nga strategjia Tituj të tjerë: Qeveria ka dështuar edhe një herë në Mitrovicë, thotë opozita Policia nis hetimet ndaj dy personave për incidentin në Mitrovicë Kuvendi refuzoi kredinë e Bankës Botërore Rikthimi në Goli-Otokun famëkeq Serbia i kërkon Shqipërisë bashkëpunim për gazsjellës Fotolajmi - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur veten prijës të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ani që në kabinet ka të paktën një ministër të dyshuar për këso veprash penale dhe për keqpërdorimin e rreth 80 milionë eurove. Shefi i ekzekutivit ka mbledhur të hënën në një takim në kabinetin e tij kryeprokurorin e Shtetit, Ismet Kabashi, Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Behar Selimi, të parin e këtij lloji prej se ka ardhur në pushtet "Kosova Sot" Konsumi kosovar, 30% produkte serbe - Shkëmbimi tregtar me Serbinë është rritur, ndërsa mundësia për të kontrabanduar në veri e ka rritur fluksin e mallrave serbe që kanë vërshuar tregun kosovar. Ndërkohë, Kosova nuk mund të eksportojë në shtetin fqinj, edhe pse është anëtare e CEFTA-s. Tituj të tjerë: Deputetët nuk e ratifikojnë marrëveshjen ndërkombëtare - Kuvendi bllokon 8 milionë dollarë Korrupsionin e luftojmë vetë Editoriali - Zotimi i radhës Në gjyqësorin kosovar ka gjyqtarë kontrabandistë që i kanë shërbyer Serbisë 10 milionët e Aeroportit i merr Qeveria "Infopress" Armiku publik i Kosovës - Serbët që fshihen pas emrit "amerikan"? Tituj të tjerë: Prijës në luftën antikrim dhe korrupsion Përplasje rreth Kosovës - Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Imami, dhe ai serb, Jovanoviq, kanë debatuar rreth pavarësisë së Kosovës, gjatë një samiti në Maqedoni Ambasadorët nën llupë Opozita kundër kredisë 13-milionëshe Në korrik starton PTK në Shqipëri Buxheti i shtetit fiton 10 milionë euro nga ANP Editorial - Retorika serbe e dhunës /s.s./
KOMENTE