Personazh - Shba - Ish-Presidenti Al Gore Ndahet Nga Bashkëshortja Pas 40 Vitesh Martesë
UASHINGTON, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Al Gore njoftoi sot se do të ndahet nga bashkëshortja pas 40 vjetësh martesë, theksoi një nga këshilltarët e çiftit.
"Unë mund ta konfirmoj ketë lajm'', theksoi Kalee Kreider nga zyra e Al dhe Tipper Gore.
Melle Kreider konfirmoi se çifti Gore, bashkimi i të cilëve dukej pa probleme gjatë ngjarjeve publike apo gjatë fushatës presidenciale në vitin 2000 iu bëri të ditur miqve këtë vendim.
"Ne njoftojmë sot se pas një reflektimi të gjatë dhe diskutimeve se kemi vendosur të ndahemi'', konfirmuan ata në një mesazh.
"Bëhet fjalë për një vendim të përbashkët'', vijon mesazhi që konfirmon se vendimi është marrë pas një reflektimi të gjatë./
/ec/ a.jor.