English

Policia: Dokumentohet Veprimtaria Korruptive E Dy Mjekeve

TIRANE, 1 Qershor/ATSH/. - Në kuadër të operacionit policor të koduar "My baby" realizuar nga specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në bashkëpunim më Njësinë Taks Forcë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, u arrit të dokumentohet aktiviteti korruptiv i dy mjekëve pranë maternitetit "Mbretëresha Gelardinë" në Tiranë. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policise bejne te ditur se ndaj shtetasve Janaq Kasapi, 54 vjec me banim në Tiranë, me detyrë mjek kirurg dhe përgjegjës i grupit të mjekëve pranë maternitetit "Mbretëresha Gelardinë" në Tiranë dhe Arti Qosja, 38 vjec me banim në Tiranë me detyrë mjek reaminator po pranë ketij materniteti, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurimit "Garanci pasurore", për konsumim të veprës penale të "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike". Pas një hetimi disamujor të realizuar nga specialistët e seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u dokumentua tërësisht implikimi i tyre, ku për cdo lindje me operacion, shtetasit e lartëpërmenduar dyshohet se merrnin shumën prej 500 000 lekë. Aktualisht, nga këto struktura, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna hetimore në drejtim të personave të tjerë të implikuar dhe goditjes së këtij fenomeni korruptiv. /a.ke/
KOMENTE