Tiranë, 1 Qershor, NOA – Kur mbeten vetëm pak ditë nga mbarimi i afatit dy javor të lënë nga BE për zgjidhjen e krizës mes mazhorancës dhe opozitës për transparencën e zgjedhjeve dhe vetëm një ditë para samitit të Sarajevës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha të pranojë kompromisin me qëllimin e vetëm që të mos rëndojë më tej situatën e nderë politike të krijuar nga mostrasnparenca për zgjedhjet e qershorit.
“Nuk duhet të rëndojmë shqiptarët me moszgjidhjen e krizës politike, pasi pasojat e kësaj krize, u bënë mëse të qarta në tryezën informale të Strasburgut dhe u rinovuan edhe dje nga europarlamentari i djathtë Eduard Kukan”, deklaroi kreu i socialistëve në një konferencë për shtyp.
Sipas Ramës, Berisha duhet ta pranojë kompromisin në tryezë, përpara Samitit të Sarajevës, për t’i hapur rrugën dorazi dhe transparencës përmes kutive të mbyllura.
Duke perifrazuar ndërkombëtarët, të cilët, sipas Ramës, e shohin të pavend mohimin e trasparencës për zgjedhjet, e kërkuar nga opozita, kryetari i Partisë Socialiste i bëri të ditur kryeministrit Berisha se afati i ultimativ nuk mund të zhbëhet sikundër po mendon kryeministri.
“Pa humbur kohë Berisha të dalë nga bunkeri dhe të bëjë hapat drejt kompromisit që është mbi tavolinë”, - përfundoi apelin e tij lideri i Partisë Socialiste.
mit/NOA