English

Sarandë: Brenda Një Dite, 2 Mijë Turistë Nga Disa Vende Të Botës

SARANDË, 1 Qershor/ATSH-Telnis Skuqi/ - Trageti turistik norvegjez "Luis", me gjatësi 170 metra dhe gjerësi 30 metra, solli 2000 turistë të huaj sot në Sarandë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë vizitorësh. Burime nga kapiteneria e portit të Sarandës, pohon për ATSH-në, se trageti "Luis", në bordin e të cilit kishte turistë nga shumë vende të botës, erdhi në Sarandë nga Korinthi (Greqi). "Për shkak të madhësisë së tij, në pamundësi për t'u ankoruar në port, trageti u ankorua në mes të detit dhe përmes varkave të tij me motor, mundi të nxjerrë turistët në breg", thanë burimet zyrtare, duke nënvizuar se vizitorët e huaj ishin nga SHBA, Japonia, Suedia, Anglia, etj. Të njëjtat burime theksuan se turistët kishin një axhendë të pasur turistike për të njohur pikat me vlera histrorike dhe kulturore, si Kalaja e Lëkurësit, Manastiri i 40 Shenjtorëve dhe Butrinti. Qytetin e Sarandës deri tani e kanë vizituar 10 mijë turistë të huaj./n.m/
KOMENTE