Sarandë: Makina Godet Një Person Për Vdekje, Shoqërohet Drejtuesi
SARANDË, 1 Qershor /ATSH-Telnis Skuqi/ - Një 73- vjeçar ka humbur jetën sot në një aksident rrugor në afërsi të hidorcentralit të Bistricës, rreth 15 km larg qytetit të Sarandës.
Komisariati i Sarandës bëri të ditur për ATSH-në, se "aksidenti, ku humbi jetën Stefo Vogli nga Saranda ndodhi në mesditë, si pasojë e shpejtësisë së makines".
Policia tha se automjeti tip "Mitsubishi", me targë SR 2982 B, me ngjyrë të kuqe përfundoi në ujërat e kanalit të Bistricës, pas humbjes së kontrollit të drejtimit nga Mitro Martiko.
Të njëjtat burime thanë se, pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, u bë shoqërimi në polici i drejtuesit të automjetit./ch