Shba - Obama: Përgjegjësit E Ndotjes Së Gjirit Të Meksikës Do Të Japin Llogari Para Drejtësisë
UASHINGTON, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama premtoi sot se përgjegjësit e derdhjes së naftës që kanë ndotur brigjet në Gjirin e Meksikës do të japin llogari para drejtësisë.
"Nëse janë shkelur ligjet (...), premtoj zyrtarisht që do të nxjerr para drejtësisë përgjegjësit e kësaj në emër të viktimave të kësaj katastrofe mjedisore dhe banorëve në Gjirin e Meksikës'', konfirmoi Obama gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë./
/ec/ a.jor.