English

Sport- 100 Lojtarët Më Të Mirë Të Botërorëve

- Ronaldo, sulmuesi më efektiv; francezi Zidan, mesfushori më virtuoz. Kasijas vlerësohet nga portierët, Bekenabuer është lideri i mbrojtjes - TIRANË, 1 Qershor /ATSH - Gjergji Mima/ - Gazeta spanjolle sportive "Marca" ka realizuar një mega-anketë me lexuesit e saj, të cilët kanë përzgjedhur 15 portierët më të mirë, 25 mbrojtësit më mirë, 30 mesfushorët më të mirë dhe 30 sulmuesit më të mirë në 44 vitet e fundit. - 15 portierët më të mirë Në klasifikimin e 15 portierëve më të mirë, është Iker Kasijasi i Spanjës më i votuari. Portieri i përfaqësueses spanjolle ka marrë një total prej 30 200 vota. Futbollisti i Real Madrid ndiqet nga italiani Xhanluixhi Bufon, ndërsa vendin e tretë e mban Dino Zof. Lista e 15 portierëve më të mirë në botë kompletohet me Van der Sar, Khan, Shmajkel, Lev Jashin, Valter Zenga, Shilton, Maier, Shumaher, Dasaev, Fillol, Zubizarreta dhe Bartez. - 25 mbrojtësit më mirë Janë emra të rëndësishëm, liderë skuadrash, por më i miri i të mirëve është Franc Bekenabuer. Ish-ndërkombëtari gjerman ka marrë një total prej 24 240 votash. Maldini (24 100) dhe Roberto Karlos (22 800) renditen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Në Top-10 janë dhe dy spanjollët Fernando Hierro (20 100) dhe Karles Pujol (20 000). Klasifikimi i 25 mbrojtësve kompletohet edhe me: Kafu, Barezi, Kanavaro, Turam, Koeman, Desaji, Pasarella, Kamaçoo, Bobi Mur, Xh. Carlton, Brehme, Fogts, Karlos Alberto, Breitner, Kampbell, Kohler, Lahm, Frank de Boer, Horginjo dhe Manolo Sançis (babai). - 30 mesfushorët më mirë Përsa u përket mesfushorëve, midis legjendave që janë ende gjallë janë në vendet e para të klasifikimit: Zidane, Maradona dhe Pelé. Francezi mori 17 200 vota, argjentinasi Maradona 16 400 dhe braziliani 16 300. Spanjolli më i mirë është Ksavi Hernandez dhe zë vendin e gjashtë me 15 240 vota. Lojtarët e tjerë më të mirë kompletohen me: Mikael Laudrup, Ziko, Platini, Mateus, Charlton, Franceskoli, Gullit, Sokrates, Figo, Neskens, Pirlo, Mauro Silva, Vieira, Falkao, Haxhi, Dunga, Ballak, Bekham, Gascoigne, Keane, Mishel, Davids, Tardelli, Shifo, Ribery dhe Luis Fernandez. - 30 sulmuesit më të mirë Përsa u përket sulmuesve më të mirë, - ishin 45 në listë - tre më të mirët janë: Ronaldo, Van Basten dhe Romario, të cilët kanë qenë shumë decizivë me golat e tyre. Ronaldo është dhe më i votuari. Më pas vjen holandezi Van Basten, i ndjekur në podiumin e tre më të mirëve nga braziliani Romario. Në listë janë edhe Krujf, Myller, Kempes, Euzebio, Roberto Baxho, Batistuta, Bergkamp, Klinsman, Bebeto, Rivaldo, Rosi, Hugo Sançez, Suker, Rumenige, Stoiçkov, Butraguenjo, Henri, Ronaldinjo, Ouen, Lineker, Klose, Kanixhia, Robert Milla, Eto'o dhe Fernando Torres./s.s./
KOMENTE