English

Strasburg - Hyn Në Fuqi Protokolli Xiv I Konventës Evropiane Për Të Drejtat E Njeriut

STRASBURG, 1 qershor /ATSH-MIA/ - Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut që sot do të mundet shumë më shpejt të shqyrtojë ankesat e shumta, që kanë mbërritur në Strasburg, pasi hyri në fuqi Protokolli i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protokolli XIV paraqet ndryshim në procedurat e punës së gjykatës në Strasburg. Ai është miratuar në maj të vitit 2004 nga 47 vendet anëtare të Këshillit të Evropës, por ratifikimi i fundit nga ana e Federatës Ruse u bë më 18 shkurt të këtij viti, çka lejon zbatim të tij efektiv nga 1 qershori 2010. Protokolli XIV lejon një gjyqtar të vetëm, në vend të komitetit prej tre gjyqtarësh për të shpallur një ankesë si të papranueshme dhe ta fshijë nga regjistri. Kjo gjykatë është e autorizuar tani të hedhë poshtë ankesa kur ankuesit nuk kanë pësuar ndonjë dëm të madh. Sipas të dhënave statistikore, mbi 90 për qind e lëndëve që arrijnë në Strasburg hidhen poshtë si të pabaza dhe 60 për qind janë përsëritëse./ a.jor.
KOMENTE