English

Të Paktën Katër Turq Të Vrarë Në Flotiljen E Sulmuar Nga Izraelitët

ANKARA, 1 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën katër shtetas turq u vranë në sulmin e djeshëm të komandos izraelite kundër një flotilje propalestineze me destinacion Rripin e Gazës, theksoi një diplomat turk. "Autoritetet izraelite përmendën një bilanc prej nëntë të vdekurish, katër prej të cilëve ishin shtetas turq'', nënvizoi diplomati. Ai theksoi se ''numri i turqve të vrarë në bord mund të rritet pasi procesi i identifikimit të viktimave nuk ka përfunduar akoma''./ /ec/ a.jor.
KOMENTE