English

Tranvestiti Anxhela, nën avuj droge dhe alkooli denoncon të jetë plagosur

Tiranë, 1 Qershor 2010 NOA – Një tranvestite e njohur në mediat shqiptare për daljet e shpeshta ku mbron të drejtat e saj dhe shtresës që përfaqëson, mbrëmjen e sotme ka kryer denoncim duke thënë se një njeri i panjohur e ka lënduar dhe për pasojë përfundoi në spital, ku mjekët thanë se nuk ka asnjë plagë serioze.

Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se tranvestitja Anxhela, rreth 35 vjeç, u konstatua se ishte nën avuj alkooli dhe lëndësh narkotike.

Ajo akuzon një njeri ende të mistershëm ta ketë qëlluar me një thikë në trup, që i ka shkaktuar një plagë të vogël.

Policia tha se po kryen hetime për të zbardhur ngjarjen e denoncuar.

r.n/NOA

KOMENTE