Zv/Kryeministri Dhe Ministri I Punëve Të Jashtme, Ilir Meta, U Nis Për Në Sarajevë
TIRANE, 1 Qershor/ATSH/.- Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u nis sot për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë, që do të zhvillohet në Sarajevë, Bosnje-Hercegovinë.
Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se ky takim, që zhvillohet në kuadër të 10-vjetorit të Samitit të Zagrebit, pritet të bëjë një vlerësim të progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset e integrimit evropian, si dhe të rikonfirmojë perspektivën e qartë evropiane të këtyre vendeve./s.s./