English

Axhenda, 2 Qershor, Atsh

Ora 9:00- Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në konferencën kombëtare "Reforma e mësuesisë- Formimi Universitar i mësuesve sipas standarteve evropiane" në hotel "Tirana International"; Ora 10:00- Në Muzeun Kombetar, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti Antropologjise Kulturore dhe Studimit te Artit ne bashkepunim me MTKRS organizojne konferencen Shkencore " Tradita Etnokulturore dhe Bashkekohesia"; Ora 11:00- Zhvillohet mbledhja e Këshillit të Ministrave; Ora 11.00 - Në Ministrinë e Shëndetësisë, konferencë për shtyp lidhur me paketën promocionale të shërbimit shëndetësor në shkolla. Ora 13:30- Ne MTRKS, ministri Xhaferaj zhvillon takimin "Turizmi dhe trashegimia kulturore" me kryebashkiaket e zonave turistike; Ora 15:00 - Presidenti Topi merr pjese ne ceremonine per Mbylljen e Zyrave te NATO-s, ne Komanden e Doktrines dhe te Stervitjes; Ora 20:00 - Në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" zhvillohet ndeshja miqësore e futbollit, Shqipëri - Andorra KOSOVË : Ora 10:30 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pret familjarët e dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët do t'i dekorojë me Medaljen e Artë të Lirisë; Ora 15:00- Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi merr pjesë në takimin e radhës së Komisionit Ndërministror për Reformën e Administratës Publike. /n.m/
KOMENTE