Axhenda Ndërkombëtare - 2 Qershor 2010
-----------------------------------------------------------------------
NGJARJE KRYESORE
-------------------------------
JERUSALEM/GAZA/ANKARA/KAJRO - Izraeli përshpejtoi sot dëbimin e aktivistëve propalestinezë të flotiljes humanitare ndërkombëtare, dy ditë pas sulmit të përgjakshëm kundër një trageti turk të një flotiljeje ndihme për Gazën.
- Në Kajro, dita e dytë e mbledhjes së Lidhjes Arabe për të vendosur lidhur me masa të mundshme.
- Në Ramallah, presidenti i Autoritetit palestinez Mahmud Abas takohet me të dërguarin amerikan George Mitchell në kuadrin e bisedimeve jo të drejtpërdrejta të paqes nën mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara (16:00).
- Në Bejrut, manifestim përpara ambasadës së Shteteve të Bashkuara për të protestuar kundër sulmit izraelit.
TË TJERA
--------------
KABUL - Jirga (asambleja) e paqes ku marrin pjesë rreth 1 600 përfaqësues të fiseve dhe të shoqërisë civile për gjetjen e mënyrës për të penguar rebelimin e talebanëve në Afganistan filloi sot në Kabul pavarësisht goditjeve me raketa dhe armë të lehta që u dëgjuan aty afër.
TOKIO - Kryeministri japonez i qendrës së majtë Yukio Hatoyama dha dorëheqjen sot vetëm nëntë muaj pas ardhjes në pushtet, viktimë e keqadministrimit të zhvendosjes së një baze amerikane dhe të një rënieje rekord të popullaritetit.
NJU ORLINS - Ndjekje e përpjekjeve për ndalimin e rrjedhjes së naftës shkaktare e një shtrese nafte në brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara.
UNTA CANA (Republika domenikane) - Më tepër se 50 vende diskutojnë për zbatimin teknik të planit të rindërtimit të Haitit nga një tërmet që ra më 12 janar (13:00).
GUATEMALA/SAN SALVADOR/TEGUSIGALPA - Ndjekje e ndihmave për viktimat dhe riparimi i dëmeve të stuhisë tropikale Agatha, që ka shkaktuar deri tani rreth 300 të vdekur dhe të zhdukur këtë fundjavë në Amerikën Qendrore, shumica në Guatemalë.
NJU JORK - Komisioni hetimor për krizën financiare pret investitorin e famshëm Warren Buffett si dhe disa ish-zyrtarë dhe funksionarë aktualë të agjencisë së vlerësimit Moody''s, që ashtu si homologet e saj është akuzuar se ka luajtur një rol në rënien e thellë të sistemit financiar në vjeshtën e vitit 2008.
/I.Pu.