Bangladesh - Të Paktën 14 Viktima Nga Rrëzimi I Një Ndërtese Në Daka
DAKA, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 14 persona mbetën të vdekur dhe rreth 25 të tjerë u plagosën nga rrëzimi i një ndërtese katërkatëshe e cila shkatërroi një fjetore punonjësish dhe disa baraka në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, njoftuan sot burime policore dhe zjarrfikëse.
''Trupa ushtarake dhe ekipet e zjarrfikësve u mobilizuan për operacionet e shpëtimit, ndërkohë që një numër i papërcaktuar viktimash mund ende të ndodhen në rrënojat e ndërtesës'', deklaroi për AFP një ndër krerët e ekipeve të zjarrfikësve, Abdus Salam.
"Deri tani kemi gjetur trupat e 14 viktimave nën rrënoja", deklaroi ai, ku shtoi se ende nuk janë kontrolluar rrënojat e barakave dhe fjetores së shembur nga ndërtesa që u rrëzua.
Ndërtesa e cila ndodhej në afërsi të një zone industriale, u rrëzua mbi një fjetore dhe mbi disa prej barakave ku jetonin familjet e punëtorëve të rajonit industrial të sektorit të tekstileve./
/i.p/