English

Berisha Ramës: Hiq gjyzlykët kur lexon mesazhet e të huajve

Tiranë, 2 Qershor, NOA Update – “Të heqë gjyzlykët e së shkuarës, me të cilat lexon mesazhet e miqve dhe të ndërkombëtarëve”.

Me këto fjalë i është drejtuar rivalit të tij politik Edi Rama, kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, duke i bërë gjithashtu thirrje të “hedhë poshtë ultimatumet, sepse Evropa është për shtet ligjor”.

“Harroje se në Evropë pranohet fakti që nuk pranon aplikimin e një ligji. Ne ulim kokën para ligjit, pavarësisht karriges së punës, ky është morali i punës sonë”, bëri me dije ndër të tjera kreu i qeverisë.

Më tej, ka shtuar faktin se vërtet këto zgjedhje nuk ishin të përsosura, por ishin unike dhe se u bënë pikërisht këto zgjedhje që të ishte i pandalshëm procesi i heqjes së vizave.

“Mbetemi të hapur për dialog, përfito nga dialogu dhe vullneti i kësaj qeverie për të. Nuk u mbyllën asnjëherë rrugët e dialogut prej nesh”, deklaroi kreu i qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE