English

Berisha: Reformën në arsim, nuk po e bëjmë për interesa elektorale

Tiranë, 2 Qershor, NOA – “Në realizimin e reformës në arsim, ne nuk udhëhiqemi absolutisht nga interesa elektorale, pasi është faktuar se ajo nuk ka një vlerë të përfillshme të to, por e bëjnë këtë në interes të kombit dhe së ardhmes, si kusht themelor që ky komb të shkruajë kapitullin e së ardhmes së tij ashtu siç e meriton”.

Me këto fjalë është shprehur kryeministri Berisha gjatë konferencës së mësuesisë, duke theksuar se qeveria që ai drejton, do të bëjë çdo gjë të jetë e mundur që mësuesi të përmbushë misionin e tij të madh.

“Dyfishimi i pagave të mësuesve ka qenë një ndër vendimet më të vështira për qeverinë dhe për këtë jemi detyruar të marrim shumë masa si ajo e shkurtimeve në administratë dhe reforma të tjera ekonomike”, tha ai duke përmendur këtu masat konkrete të qeverisë në kuadrin e reformës në arsim.

“Dhe këtë e kemi bërë pa rritur përqindjen e shpenzimeve në GDP dhe këtë e kemi bërë për të mos rënduar në supet e taksapaguesve”, shtoi Berisha.

Sipas tij, reforma në arsim duhet të jetë në vazhdimësi dhe nuk duhet të kënaqesh ndonjëherë, por ato që arrin duhet t’i kesh si pikë për stacionin e ri.

“Historia e sistemit arsimor është që të mos kënaqesh kurrë me veten”, përfundoi Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE