English

Buajt dhe një thundrakët, Qeveria financon ruajtjen dhe rritjen e kësaj race autoktone

Tiranë, 2 Qershor, NOA – Ndërsa raca e buajve dhe një thundrakët, një nga racat e kafshëve autoktone në Shqipëri sapo ka dalë nga gjendja e rrezikut të zhdukjes nga këto troje, qeveria shqiptare vendosi në mbledhjen e sotme të financojë dhe mbështesë ruajtjen e rezervës gjenetike të kësaj race autoktone.

Sipas vendimit të propozuar nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, kjo mbështetje financiare synon të nxisë fermerët që të mbarështojnë buallicat dhe një thundrakët.

Po kështu sipas vendimit do të mbështetet edhe krijimi i fermave me 10-30 krerë buallica, pasi vetëm me një numër të tillë, ferma mund të dalë në tregun e prodhimit të qumështit.

Një masë e tillë e mbështetjes financiare merret në këtë moment kur në politikat e ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve ruajtja e rezervës gjenetike të racës së buajve dhe një thundrakëve shihet si një perspektivë zhvillimi e mirë e blegtorisë në vend.

mit/NOA
KOMENTE