English

Doganat: Në 5 Muaj, U Arkëtuan Në Buxhet Mbi 44 Miliardë Lekë

TIRANE 2 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/- Administrata Doganore arkëtoi në buxhetin e shtetit në 5 muajt e parë të vitit 44.873 miliardë lekë, nga 39,069 miliardë lekë të arkëtuar në të njëjtën periudhë të vitit 2009 dhe me një rritje absolute prej 5.8 miliardë lekë. Sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, volumi i eksporteve shqiptare në sasi në periudhën janar-maj, arriti 820.6 mijë tonë, nga 463 mijë ton të regjistruar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 dhe me një rritje prej 357.6 mijë ton. Ndërsa si vlerë, eksportet shqiptare llogariten 30.3 miliardë lekë, kur në të njëjtën periudhë të vitit 2009, u llogaritën 11.6 miliardë lekë eksporte. Rieksportet nga përpunimi aktiv gjate 5-mujorit te pare 2010, kane shenuar gjithashtu rritje ne sasi e vlere krahasuar me 5-mujorin e pare 2009. Gjatë 5-mujorit të parë të 2010-ës, volumi i rieksporteve nga përpunimi aktiv shprehur në sasi është 105.9 mijë ton, nga 45.9 mijë ton të regjistruar në të njëjtën periudhë të 2009-tës, me një rritje prej 60 mijë ton, ose 130.9%. Si vlerë rieksportet nga përpunimi aktiv gjatë 5- mujorit 2010 arritën 35 miliardë lekë me një rritje prej 8.5 miliardë ose 32.1%, krahasuar me 5-mujorin e vitit 2009, ku u realizua një vlerë prej 26.5 miliardë lekë rieksporte. Burime zyrtare të DPD, bënë të ditur se gjatë muajit muaj në dy operacione doganore u sekuestruan në degën e Doganës Durrës një kontenier me 14 ton cigare kontrabande, ndërsa në degën e Doganës Shkodër, Hani i Hotit një sasi tjetër cigaresh të fshehura në një automjet tip furgon./n.m/
KOMENTE