English

Ekon - Greqia Shet Ndërmarrjet E Falimentuara Shtetërore

ATHINË, 2 qershor /ATSH-MIA/ - Qeveria greke njoftoi se do t'i shesë kompanitë shtetërore që kanë falimentuar, para së gjithash hekurudhat, ndërmarrjet për furnizimin me ujë dhe postat. Qeveria greke tha se hekurudhat shënojnë në vit një humbje së paku një miliard euro, ndërsa shërbimet hekurudhore, që kanë humbje më të madhe, do të zvogëlohen. Megjithatë, ministritë nuk kanë publikuar kohën e shitjes së kompanive shtetërore dhe sasinë e parave që do të mund të fitohen./ a.jor.
KOMENTE