English

Ekon - Koment - Për Gjermaninë Kriza Në Zonën Euro Ka Edhe Avantazhe

FRANKFURT (Gjermani), 2 qershor /ATSH-AFP/ - Për Gjermaninë, kriza e besimit që ka goditur zonën euro nuk ka vetëm disavantazhe pasi ulja e euros stimulon eksportet dhe borxhi i saj është më i lehtë për t'u rifinancuar, vlerësojnë ekonomistët. ''Por, kriza mbetet krizë dhe Gjermania nuk do të dalë shumë fituese'', shtojnë ata. ''Që prej fillimit të krizës greke, treguesi kryesor i Bursës së Frankfurtit i ka rezistuar më së miri treguesve të tjerë evropianë, në sajë të dobësimit të euros'', nënvizon Steffen Neumann, nga LBBW. Nga ky fakt, që prej 1 janarit Dax ka progresuar me 0,65 për qind kur treguesi panevropian Eurostoxx 50 humbi më shumë se 11 për qind. ''Ulja e monedhës së përbashkët është një lajm i mirë për ndërmarrjet e dy eksportuesve botërorë'', shton analisti. "Një dollar i fortë është mirë për 'Siemens", deklaroi drejtori financiar i konglomeratit industrial, Joe Kaeser. ''Ulja e euros nuk ka gjithashtu asnjë avantazh për eksportet mes vendeve të zonës që përbënte rreth 42 për qind të tregut të jashtëm gjerman në vitin 2009'', nënvizojnë ekonomistët. "Vende të tjera evropiane me eksporte më pak të specializuara, si Franca dhe Italia përfitojnë shumë nga dobësimi i euros sepse eksportet e tyre janë shumë të ndjeshme nga variacioni i çmimeve'', thekson Heinrich Bayer, nga Commerzbank. ''Klientët janë të gatshëm të paguajnë me çmime të larta për mallrat e prodhuar kryesisht në Gjermani'', shton ai. Shteti federal gjerman mund të përfshihet gjithashtu në një sërë masash. ''Angazhimet e tij, konsideruar si një referencë stabiliteti nga investitorët, janë po aq kërkuese që investitorët shqetësohen nga rreziqet për dështimin e Greqisë, Portugalisë apo Spanjës'', shpjegon Stefan Schilbe, shef ekonomist në HSBC Trinkhaus. Rezultati: Bund ka mundur të ofrojë përqindje interesi më të ulët dhe të rifinancojë me kushte më të mira. Rendimenti i Bund-it gjerman në 10 vjet ka prekur dje nivelin më të ulët historik me 2,55 për qind. ''Sipas disa ekonomistëve, Gjermania mund të kursejë disa miliarda euro në vit nga interesat. Katër miliardë euro në vit janë një hipotezë maturie'', vijon Neumann. Ndërkohë që rritja ekonomike gjermane ka rinisur, ekonomia vazhdon të përfitojë nga politika monetare e Bankës Qendrore Evropiane (BCE), që duhet të marrë parasysh në gjendje më të vështirë ekonomike'', shtoi Schilbe. Norma e interesit e BCE që prej një viti është fiksuar në nivelin një për qind gjë që stimulon aktivitetin ekonomik. "Në thelb, të gjithë vendet janë goditur nga kriza, vetëm Gjermania më pak se vendet e tjera evropiane'', theksoi Schilbe. ''Kriza mbetet kryesisht negative për ekonominë gjermane'', theksoi Bayer duke sjellë ndërmend se shqetësimi rritet, konjuktura vuan./ /ec/ a.jor.
KOMENTE