English

Eksportet Rritje Në Masën 60.5%

TIRANË, 2 Qershor/ATSH/.- Ne muajin prill nga Shqipëria janë eksportuar 60.5% mallra më shumë krahasuar me muajin prill të një viti më parë, sipas INSTAT, të dhënat e të cilit tregojnë që importet e muajit prill janë rritur me 13.2% krahasuar me vitin 2009. Shifrat për tregtinë e jashtme llogarisin se një muaj më parë u eksportuan 12,5 miliardë lekë mallra, me ulje 14.1 përqind në krahasim me mars 2010 dhe rritje me 60.5 përqind në krahasim me prill 2009. Në të njëjtën periudhë kohore janë importuar 38,2 miliardë lekë mallra, me rritje 0.1 përqind në krahasim me mars 2010 dhe rritje 13.2 përqind në krahasim me prill 2009. Defiçiti tregtar i këtij muaji, sipas INSTAT, është 25,7 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 8.9 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 1 përqind krahasuar me prillin e 2009./e.gj//a.ke/
KOMENTE