Elbasan: Prefektura, Masa Për Parandalimin E Zjarreve
ELBASAN 2 Qershor /ATSH-Miranda Sadiku/ - Prefekti i Qarkut të Elbasanit, Shefqet Delialllisi, ka kërkuar bashkëredim të punës, dhe marrjen e masave për mbrojtjen nga zjarret ngjatë verës.
"Periudha në vazhdim do të jetë me rrisqe zjarresh", tha Deliallisi, duke i kërkuar të pranishmëve që të marrin masa konkrete me qëllim parandalimin e tyre si dhe shuarjen në një kohë rekord, në një takim me struktura të zjarrëfikëses, me kryetarët e komunave të qarkut, si edhe me përfaqësues së drejtorisë së pyjeve dhe kullotave.
Ai i ka kërkuar në veçanti kryetarëve të Komunave duke qenë se 50 përqind e pyjeve dhe kullotave i ka kaluar njësive vendore, që të marrin masa si edhe të sensibilizojnë komunitetin që në rast zjarri të ndërhyjnë menjëherë, gjithashtu të parandalojnë edhe zjarret e qëllimshme, duke njoftuar menjëherë Policinë.
Sipas Deliallisit, në 2007 u evidentuan 259 vatra zjarri, në vitin 2008 numri shkoi në 131, ndërsa në vitin 2009 në qarkun e Elbasanit u evidentuan vetëm 60 raste, gjatë periudhës së nxehtë të verës./ch/