English

Eshdaun, emisar i BE-së për Ballkanin Perëndimor

Londër, 02 qershor, NOA - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme, Kethrin Ashton, dhe shefi i diplomacisë britanike, Vilijem Heig, nesër do të bisedojnë për pranimin e Pedi Eshdaunit, emisar të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, ka raportuar gazeta britanike “The Guardian”.

Gazeta pohon se shefi i ri i diplomacisë britanike dhe Pedi Eshdaun, ish-lider i liberalë-demokratëve, që tash janë në Qeverinë e koalicionit, para disa muajsh bashkërisht kishin shkruar një artikull, në të cilin kishin kritikuar politikën e BE-së ndaj Bosnjës.

Duke iu referuar diplomatëve në Bruksel, gazeta britanike “The Guardian” pohon se propozimit që Eshdaun të marrë këtë post, mund t’i kundërvihet Gjermania, e brengosur që me diplomacinë evropiane po dominojnë britanikët.

NOA/RFE

KOMENTE