English

Flotilja - Cameron: Sulmi Izraelit Krejtësisht I Papranueshëm

LONDËR, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron theksoi sot se sulmi izraelit kundër flotiljes ndërkombëtare me destinacion Rripin e Gazës, ishte krejtësisht i papranueshëm. "Ajo që ka ndodhur është e papranueshme, ne duhet të jemi të qartë në lidhje me këtë çështje dhe ne shprehim keqardhje për humbjen e jetëve njerëzore'', deklaroi Cameron, gjatë seancës së parë të qeverisë në Dhomën e Komuneve. "Ne duhet të sgurohemi që kjo nuk do të ndodhë më'', theksoi kryeminitstri britanik duke i shprehur ngushëllimet e tij homologut turk Recep Tayyip Erdogan, për viktimat turke. Sipas ushtrisë izraelite, të paktën nëntë persona u vranë dhe shtatë ushtarë u plagosën./ /ec/ a.jor.
KOMENTE