Flotilja - Këshilli I Të Drejtave Të Njeriut I Okb-Së Miraton Një Hetim Ndërkombëtar
GJENEVË, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së miratoi sot një rezolutë që aprovon ngritjen e një misioni hetimi ndërkombëtar në lidhje me ndërhyrjen ushtarake kundër një flotilje propalestineze nisur për në Rripin e Gazës.
Rezoluta që vendos dërgimin e një misioni ndërkombëtar për të hetuar mbi shkeljen e ligjeve ndërkombëtare u miratua nga 32 anëtarë të Këshillit të Sigurimit nga 47, ndërkohë që tre vende u shprehën kundër duke përfshirë dhe SHBA-në.
Franca dhe Britania e Madhe abstenuan.
Një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit përsa i përket sulmit izraelit u zhvillua dje me iniciativë të përfaqësuesve palestinezë, sudanez, pakistanez në emër të Lidhjes Arabe dhe Organizatës së Konferencës Islamike (OCI)./
/ec/ a.jor.