English

Hana: Nis Regjistrimi Elektronik Pranë Mjekut Të Familjes

- Forumi i Katërt Ballkanik për Sigurimet Shëndetësore në Ohër (31 maj-1 qershor) vlerëson arritjet e Shqipërisë në shërbimin parësor - TIRANË, 2 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka përfunduar procesin e depistimit dhe ka nisur tashmë procesin e regjistrimit elektronik të popullatës në Qendrat Shëndetësore, u shpreh Elvana Hana, drejtoresha e ISKSH-së gjatë punimeve të Forumit të Katërt Ballkanik për Sigurimet Shëndetësore, i cili u mbajt në Ohër (Maqedoni), në datat 31 maj-1 qershor. Financimi i sistemit publik nga skema e sigurimeve shëndetësore dhe reformimi i sistemit shëndetësor në vendet e rajonit ishte në qendër të këtij Forumi. Duke prezantuar rezultatet e reformës në kujdesin shëndetësor parësor, të cilat u vlerësuan nga pjesëmarrësit në Forum, Hana tha se "nga reformimi i mënyrës së financimit dhe kontraktimit, financimi i Qendrave Shëndetësore bëhet në bazë të një formule që nxit përmirësimin e shërbimeve shëndetësore; 85 % është pagesa për kapitacion (nr i popullatës), 10% per performacën e mjekëve dhe 5 bonus për cilësinë". Bazuar në referimet e drejtuesve të Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore, rezultoi se vetëm Hungaria ka nisur këtë vit të masë performancën e mjekëve të sistemit parësor përmes 12 indikatorëve të cilësisë, ndërkohë që Shqipëria e ka nisur këtë proces që në vitin 2007, me nisjen e reformës në parësor. "Në baze të realizimit të indikatorëve të performancës dhe të cilësisë, punonjësit e qendrave shëndetësore janë financuar deri në dy paga mujore shpërblim", bëri me dije drejtoresha e ISKSH-së, Hana. Sipas saj, të dhënat tregojnë se performanca e qendrave shëndetësore ka ardhur duke u përmirësuar nga viti në vit. Ndërsa, në vitin e tretë të reformës pothuajsë është dyfishuar niveli i realizimit të pagesës për perfomancë nga 49.8% në 81.4 %. Në vitin 2009, Qendrat Shëndetësore janë financuar në masën 23.4 % më shumë se në vitin 2008. Sipas të dhënave të ISKSH-së, mbi 321 qendra shëndetësore kanë përfituar mbi 60 % te bonusit, nga 17 që e përfituan në vitin 2008. Drejtoresha e ISKSH-së referoi edhe lidhur me rritjen e aksesit të popullatës te mjeku i familjes. Sipas saj, në vitin 2009, kontakti për herë të parë me pacientin është rritur në masën 17 % më shumë se para nisjes së reformës. Gjate vitit 2009, vuri në dukje znj. Hana, ështe dyfishuar numri i personave që kanë kërkuar shërbime shendetesore nëpërmjet skemës në krahasim me 2007 dhe trefishuar ne krahasim me vitin perpara nisjes së reformës. Forumi Ballkanik i radhës për Sigurimet Shëndetësore do të organizohet nga Kroacia, duke vazhduar në këtë mënyrën traditën e nisur 4 vjet më parë nga ISKSH-ja në Shqipëri. /s.s./
KOMENTE