English

I vunë gjobë italianit dhe tritol biznesit, arrestohet polici dhe bashkëpunëtorët

Lezhë, 2 qershor, NOA -Tre persona janë arrestuar dje në Lezhë për vendosje gjobash dhe për kërcënim ndaj biznesit. Banda kishte si pjesë të saj një punonjës policie, i cili duket se koordinonte veprimet për të shmangur ndjekjen e autorëve nga kolegët e tij.

Të arrestuarit janë; Jetnor Dushaj, vjeç 24, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie i rolit bazë në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fushë-Krujë, Ermal Malaj, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Sefer Dervishi, 27 vjeç, banues në Mamurras të rrethit Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë sepse i kanë kërkuar një shtetasi italian shumën prej 100 mijë eurosh.

Sipas policisë, na hetimet e kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda ka rezultuar se shtetasit Jetnor Dushaj, Ermal Malaj dhe Sefer Dervishi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur një shtetas Italian, të cilit i kanë kërkuar të paguajë në formë gjobë një shumë prej 100.000 eurosh.

Por aktiviteti i tyre kriminal nuk është vetëm më vendosja e gjobës ndaj shtetasit italian. Në regjistrin e policisë tre shtetasit janë të dyshuarit kryesor për vendosjen e një sasie eksplozivi në një biznes në qytetin e Kavajës.

Motivi i këtij akti ka qenë për konkurrencë.

m.xh/NOA

KOMENTE