English

Identifikohet viktima e aksidentit në Koplik

Koplik, 2 qershor, NOA Update – Policia ka konfirmuar se nga aksidentit i ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Koplik- Ramës ka humbur jetën një person. Ai është

Gjergj Termali, 65 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Razem. Nga dalja e makinës nga rruga është dëmtuar dhe 25 vjeçari Arben M, banues në fshatin Vrithë. Sipas policisë i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00, në aksin rrugor Koplik-Ramës të Malësisë së madhe në afërsi të fshatit Mzhede.

Nga hetimet e para të policisë rezulton se automjeti tip furgon “Benz” me targa MA 15 41 B, i cili drejtohej nga shtetasi Arben Kuçi, 31 vjeç, banues në fshatin Vrithë ka dalë nga rruga.

Policia njofton se ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurit që ishin pasagjerë në furgon.

Gjithashtu policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, shoferi i furgonit Arben Kuçi.

m.xh/NOA

KOMENTE