Tiranë, 02 qershor, NOA - Duket se muaji prill ka qenë i mbarë për nivelin e eksporteve shqiptare. Gjatë kësaj kohe eksportet kanë shënuar një rritje prej 60 %, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, por në krahasim me marsin e vitit 2010 shënuan ulje.
Të dhënat bëhen publike nga Instituti i Statistikave. Në Prill 2010 dolën jashtë vendit 12,508 mln lekë mallra, me ulje 14.1 për qind në krahasim me Mars 2010.
U importuan 38,232 mln lekë mallra me rritje 0.1 për qind në krahasim me Mars 2010 dhe rritje 13.2 për qind në krahasim me Prill 2009. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 25,724 mln lekë, duke shënuar një rritje prej 8.9 për qind, krahasuar me muajin paraardhës.
Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.
Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Francë, Maqedoni, Kinë, Kosovë, Turqi, etj, ndërsa për importin, Bullgari, Greqi, Kosovë, Spanjë, Turqi, Zvicër, etj.
r.l/NOA