English

Izrael - Flotilja - Fillon Riatdhesimi I 250 Aktivistëve Të Huaj Propalestinezë

JERUSALEM, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Izraeli filloi sot dëbimin e 250 aktivistëve të huaj propalestinezë të arrestuar pas sulmit të komandove të tij kundër flotiljes që po përpiqej të shkonte në Gaza, njoftoi radioja ushtarake izraelite. Sipas radios, rreth 120 persona, shumica algjerianë dhe indonezianë, do të kalojnë kufirin me Jordaninë dhe 60 turq ndodhen në aeroportin Ben Gurion të Tel Avivit, në pritje të fluturimeve të posaçme për riatdhesimin e tyre. I njëjti burim shtoi se 70 shtetas të tjerë turq janë rrugës që nga burgu Beersheva, në jug, drejt aeroportit. /I.Pu.
KOMENTE