Japoni - Kryeministri Hatoyama Paraqet Zyrtarisht Dorëheqjen Nga Detyra
A
TOKIO, 2 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri japonez, i ardhur nga kampi i qendrës së djathtë, Yukio Hatoyama njoftoi sot zyrtarisht dorëheqjen e tij, pas më pak se nëntë muaj në pushtet dhe në drejtimin e qeverisë.
Gjatë një takimi të krerëve kryesorë të formacionit në të cilin bën pjesë, Partia Demokrate e Japonisë (PDJ), Hatoyama, 63 vjeç, deklaroi gjithashtu se kishte kërkuar edhe dorëheqjen e sekretarit të përgjithshëm të partisë, që shihet si ''i gjithëfuqishmi'' Ichiro Ozawa.
"Jap dorëheqjen dhe gjithashtu i kam kërkuar Ichiro Ozawaz të japë dorëheqjen", deklaroi ai.
"Puna e qeverisë nuk po kuptohet mirë nga populli dhe ne kemi humbur durimin e tij për të na dëgjuar", theksoi Hatoyama./
/i.p/