English

Katër objektivat e Realit të Madridit

Spanjë, 2 Qershor NOA - Do të jenë të paktën katër, objektivat e merkatos për sezonin e ardhshëm dhe kjo në skuadrën e Realit të Madridit.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja spanjolle “Marca”, sipas të cilës Murinjo ka kërkuar ardhjen e dy mbrojtësve të krahut dhe të dy mesfushorëve.

Për sa i përket mbrojtjes emrat më të dëshiruara nga portugezi janë Maicon dhe Kolarov vlera e të cilëve është respektivisht 25 dhe 20 milionë euro.

Në mesfushë alternativat janë të shumta por emrat më të preferuara të Murinkos janë De Rossi i Romës dhe Steven Gerard i Liverpul. Për të siguruar shërbimet e dy lojtarëve në fjalë klubi spanjoll duhet të hedhë një shumë prej 85 milionë eurosh pasi për të parin vlera e tij është rreth shifrës 50 milionë ndërsa për anglezin flitet se akordi mund të arrihet tek 35 milionë euro.

Megjithatë për momentin asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht pasi lëvizjet e mundshme të realit pritet të vijnë në përfundim të botërorit.

r.b/NOA

KOMENTE